Partia Socialiste kryetari Fatos Nano mbledh në një festë modeste gazetarët dhe përfaqësues të medias. Ky është një takim i përvitshëm që bën Partia Socialiste, por kësaj here është bërë jashtë protokolleve. Kryetari Socialist Fatos Nano falenderon gazetarët për pasqyrimin e aktivitetit 1 vjeçar të PS-së, qofte ky edhe kritikues.

Unë nuk gjeta asnjë moment hezitimi në mënyrë të përsëritur tek drejtuesit e Partisë Socialiste, tek të zgjedhurit për të përfaqësuar Partinë Socialiste që sot në mënyrë informale janë midis nesh. Sepse ne duam që përmes jush të marrim mesazhet e kritikës së pari, pra ti marrim si ngacmime për ti korigjuar dhe e treta të komunikojmë me njerëzit.”

Nuk dua të zgjatem tha Nano sepse nuk kam dalë këtu për konferencë shtypi por për tiu uruar juve të gjithëve, gëzuar festën e Vitit të Ri. Duke dalë jashtë kornizave të kreut të partisë më të madhe qeverisëse Nano ka servirur vetë gazetarëve dhe ka qëndruar me ta për biseda të lira. Dhe krerë të tjerë të selisë rozë kanë festuar me gazetarët festën e ndërrimit të mijëvjeçarëve./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego