Kushtetuta duhet të miratohet me çdo kusht në 22 Nëntor.  Nano ka udhëruar krerët socialistë që në bashkëpunim me deputetët të ushtrojnë presion pozitiv mbi votuesit për të siguruar votën pro Kushtetutës.  Gjatë mbledhjes, Nano tha :

” Mbetet vendi  pa Kushtutë dhe ne e kemi të kotë ta quajmë veten drejtues të forcës politike më serioze dhe më të votuar nga shqiptarët. Nuk kemi alternativë tjetër. Nuk mund të themi më “nëse”. Ju keni për detyrë që “nëse” ta ktheni ne një realitet të sigurt dhe të ushtroni presion pozitiv mbi të zgjedhurit të ngarkuar nga ligji.”

Socialistët kanë organizuar sot dhe skemën e fushatës elektorale për referendumin e  Kushtetutës. Brenda 12 Nëntorit, në çdo bashki, rreth apo komunë socialistët do të ngrenë komisionet dhe nënkomisonet përkatëse.

Pamje Partia Socialiste kryetari Fatos Nano, Ndre Legisi./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame