Fatos Nano: Nuk i shmangem përgjegjësisë së postit të Presidentit (Video)

Fatos Nano: Nuk i shmangem përgjegjësisë së postit të Presidentit (Video)

Autori: Blendi Fevziu

22:24 26/06/2002

Zgjedhjet për Presidentin e Republikës në vitin 2002 ishin tema e emisionit “Opinion” realizuar më datë 26 Qershor 2002. I ftuar për të diskutuar rreth saj, përballë gazetarit Blendi Fevziu ishte kryetari i Partisë Socialiste në atë kohë, Fatos Nano.

I pyetur nëse ishte i gatshëm të kandidonte për postin e Presidentit, Nano tha se nuk i shmanget përgjegjësisë për këtë pozicion.

“Është e nevojshme që politika të tregohet e përgjegjshme përballë interesave të njerëzve dhe ka ardhur momenti që kjo temë të ç’dramatizohet dhe të zgjidhet sëbashku me ta dhe të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të zhvillohet vendi. Pyetja që duhet të shtrohesh është nëse ky President duhet të jetë mbi palët, në rastin e një Presidenti me autoritet publik apo nën palët në rastin e një Presidenti të zgjedhur nga kompromisi i tavolinës. Ka alternativa për të zgjedhur edhe nga politika edhe nga radhët civile, por autoriteti publik nuk mund të jetë i shkëputur nga politika, jo vetëm për t’iu përgjigjur traditës, por për të realizuar një dialog real për politikën".

"Formula e zgjidhjes së krizës potenciale në rastin e zgjidhjes së Presidentit është të jetë mbi palët, të gëzojë mirëkuptimin partiak dhe në këtë funksion të jetë konsensual. Në raport me dy modelet presidenciale qe kemi pasur është e qartë se çfarë ka munguar dhe çfarë ka qenë e tepruar. Ne kemi përgjegjësinë që të mos vegjetojmë në pushtet. Unë nuk i shmangem përgjegjësisë së postit të Presidentit, nuk mund ta largoj nga vetja përgjegjësinë për të realizuar këtë. Nuk e bëj këtë për të përdorur pushtetin apo opozitën, sepse nuk mund të jem kaq i ri sa të përkthej në shqip Luigjin XIV".

"Modeli Nano është krejt i ndryshëm nga modeli Berisha në politikë. Nëse Nano ka qenë përballë Berishës në 12 vite politikë, kjo nuk ka ndodhur për ndonjë inat personal timin me të, por ka ardhur nga fakti që kam qenë kryetar i opozitës dhe tashmë i maxhorancës. Nuk besoj se Berisha është i interesuar që të hyjmë në një proces të pafund zgjedhjesh dhe kontestimesh zgjedhore”, tha Nano.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së televizionit Klan për vitet 1998-2012   

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:24 26/06/2002
Kolegji Profesional
AKSHI