Nano rikthehet dhe mer në dorë “frerët” e partisë së tij. Pas një sërë kritikash edhe nga anëtarët e partisë, Nano u duk që në mëngjes në zyrat e Partisë Socialiste. Nano i ka munguar Partisë Socialiste që nga koha e dorëheqjes së detyrës nga posti si kryeministër. Ai nuk ka qënë i pranishëm as në ditën e votimit të kabinetit të Qeverisë Majko si dhe në votimin e Projekt Kushtetutës. I prononcuar shkurt për mediat, ai thotë se u rikthye të punojë.

Pamje, Fatos Nano./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame