Me afrimin e ndërrimit të viteve dy forcat e mëdha politike Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë vendosur pezullimin e betejës politike.

Në selinë e Partisë Socialiste megjithëse ndihet atmosfera e festës gjenden vetëm rojet e godinës. Në zyra nuk janë dukur as sekretarët, as kryetari, Fatos Nano i cili me bashkëshorten e re Xhoanën pritet të festojë në Greqi natë e Vitit të Ri.

Atmosferë gati e njëjtë është edhe në godinën e Partisë Demokratike. Zyrat e mbyllura, godina bosh vetëm me roje, tregojnë se shqetësimi aktual i opozitarëve është përgatitja për festën e fundvitit. Në zyrë sot nuk gjendej as kryetari Sali Berisha.

Një ditë më parë zoti Berisha ka treguar për Televizioni Klan se do të dilte vetë të blinte dhurata për njerëzit e familjes.

Sali Berisha: Këtë vit do të dal bashkë me Lirin të blejmë, dhe varet se cilat do të jenë ato dhurata që na pëlqejnë më shumë, për fëmijët, për mbesat.

Ka problem çmimi për ju?

Sali Berisha: Natyrisht unë nuk jam zengjin, por e rëndësishme është që të jenë të pëlqyeshme.

Ditët e pushimeve nuk do të jenë të gjata. Të dyja palët e politikës do të dalin në punë me datë 3 Janar. Në partinë Socialiste të përfshirë nga krizat dhe konfliktet mbështetësit e Nanos do të përgatiten për referendumin brenda partisë, ndërsa mbështetësit e Metës për kongresin e jashtëzakonshëm.

Opozita do të hartojë një strategji të qartë për të mos qenë më e tillë, por pas mbledhjes së saj siç thonë edhe drejtuesit e rinj të saj, pas mbledhjes së kryesisë në fillim të vitit pritet edhe hyrja e Bashkimi për Fitore në parlament./tvklan.al