Problemet me drejtësinë vazhdojnë për ish-kryetarin e bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe. Ky i fundit është duke u hetuar për fshehje të pasurisë. SPAK i është drejtuar gjykatës me kërkesën për sekuestron e një apartamenti me sipërfaqe 75.3 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë. Kërkesa e organit të akuzës është pranuar nga gjykata dhe është vendosur sekuestro preventive. 

SPAK thekson se nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, personi nën hetim Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, pasuri e cila është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga personi nën hetim.

Disa ditë më parë Fatos Tushe u paraqit në pak I shoqëruar nga avokati I tij në dyert e spak për të dhënë shpjegime, në lidhje me apartamentin në fjalë. Tushe ka mohuar akuzën ngritur nga spak. ndërkohë në sitën e prokurorisë janë duke kaluar edhe pasuri të tjera të ish-kryebashkiakut.

Fatos Tushe është liruar nga qelia disa muaj më parë, pasi u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorim detyre dhe shkeljes së barazisë në tendera. Ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, dënim të cilin e ka shlyer. Ai u arrestua në korrik të 2021, me ish-vartësit e tij, për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. 

Klan News