Shtëpia funerale është padyshim një vend që askush nuk do të dëshironte ta vizitonte shpesh, por një biznes i tillë në Rusi mesa duket e mendon ndryshe. Të paktën nëse i referohemi një shënimi në faturën tatimore, në të cilën ata shprehen se mezi presin që ta shohin sërish klientin e tyre.

Një banor nga qyteti i Belogorsk, në Rusinë Lindore mbeti kaq i habitur nga mesazhi i çuditshëm i shtëpisë funerale sa i bëri foto faturës dhe ia dërgoi një media lokale. Në faturë shihet se personi kishte paguar rreth 47 dollarë për të larë dhe për të veshur trupin e pajetë. Në fund të saj, e shkruar me të zezë mund të lexohej “Mirëardhshi”.

Një moment që u postua në internet, fatura në fjalë u shpërnda me shpejtësi në mediat sociale, duke ngritur pikëpyetje tek njerëzit nëse kjo ishte një shaka pa kripë, apo kishte ardhur si pasojë e neglizhencës.

/tvklan.al