OSHEE: Shkurtuam investimet dhe kemi zgjatur afatin e pagesës për importet

Edhe për muajin nëntor, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike do të rinisë importet e energjisë, pasi niveli i ujit në kaskadën e Drinit nuk është në kushte optimale pavarësisht reshjeve të fundit. Në një intervistë për Televizionin Klan, Elton Sevrani, drejtor i shitjeve të OSHEE-së, thotë se parashikohet që për këtë periudhë 35% e konsumit të vendit të plotësohet me blerje në treg të lirë dhe 65% nga prodhimi vendas.

Në total për të gjithë vitin duke përfshitë dhe dhjetori, nevoja për  importe nga OSHEE  arrin vlerën  e 170 milion eurove, pa tvsh, ku nëse i shtohet edhe kjo taksë, kalon shifrën e 200 milion eurove. Kjo e ka vendosur në vështirësi financiare kompaninë, duke e detyruar që të shkurtojë investimet.

Aktualisht kompania është duke përballuar me buxhetin e saj blerjen e të gjithë sasisë së energjisë përmes overdrafteve dhe zgjatjes së afatit të pagesës në 6 muaj për firmat ndaj të cilave ble energjinë elektrike.

Situata hidrike dhe reshjet e shiut do të përcaktojnë nëse problemet në prodhimin e energjisë elektrike do të prekin buxhetin e shtetit këtë vit.

Tv Klan