Ujësjellës Kanalizime Tirana ka mundësuar tashmë për të gjithë klientët e vetë platformën elektronike ku gjithkush mund të verifikojë online faturën e konsumit të ujit për muajin paraardhës, si dhe sasinë e ujit të harxhuar në muajin ekzistues.

Jo vetëm kaq, pasi nëpërmjet kësaj platforme elektronike abonentëve u krijohet mundësia për të tjera lehtësira, siç mund të jetë edhe gjetja e adresës. Për të patur akses në këtë shërbim duhet të bëhet regjistrimi, i cili është një procedurë shumë e thjeshtë.

Mjafton që abonenti të ndjekë udhëzimet e faqes nëpërmjet vendosjes së të dhënave të kontratës me UKT-në. Gjithashtu duke u regjistruar në këtë faqe çdo abonent mund të krijojë një user me një fjalëkalim të veçantë, të cilin duhet ta ruajë që të ketë llogarinë e tij në faqe.

Për t’u regjistruar klikoni në adresën:

www.online.ukt.al

Ndërkohë që nëse gjatë procesit të regjistrimit hasni problem, mund të telefononi në numrin falas 08004488 për të marrë ndihmën e nevojshme teknike nga operatorët e UKT./ABC News