Eksperti amerikan i SHBA ka akuzuar shtetet se nuk kanë siguruar qajse të barabartë të vaksinave

Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar se vendet nuk kanë arritur të bashkohen për të siguruar një përgjigje të përshtatshme globale për të parandaluar shpërthimin tragjik të koronavirusit.

Fauci veçoi vendet e pasura për dështimin për të siguruar një qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor. Në një intervistë për The Guardian Australia, nga SHBA Fauci u shpreh se situata në Indi ka nxjerrë në pah pabarazinë globale.

India regjistroi 360,960 raste të reja sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, një tjetër rekord i ri ditor global. Ministria gjithashtu tha se numri i përgjithshëm i viktimave të Indisë kishte kaluar 200,000.

Anthony Fauci tha se OBSH po përpiqet të përshpejtojë mbështetjen për Indinë përmes iniciativës Covax, një program global që synon të sigurojë që vendet më në nevojë të kenë qasje në vaksina dhe trajtime të tjera. Eksperti i Sëmundjeve Infektive ka kërkuar që transparenca dhe komunikimi midis vendeve do të ishin thelbësore.

SHBA ka vendosur të ndihmojë Indinë me lëndë të para thelbësore për prodhimin e vaksinave dhe njoftoi planet për të lëshuar doza vaksinash për t’u përdorur nga vendet e tjera.

Në Indi, më pak se 10% e popullsisë deri më tani ka marrë një dozë. Prodhuesi më i madh i vaksinave në Indi, Instituti Serum i Indisë, po përballet me mungesa të materialeve të specializuara. Firma është përballur me vështirësi në importimin e tubave dhe kimikateve të specializuara nga SH.B.A.

India gjithashtu ka lejuar importin e vaksinave të prodhuara nga jashtë si Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson, edhe pse ende, asnjë nga këta prodhues të vaksinave nuk ka aplikuar ende për një licencë përdorimi emergjent në Indi.

Klan News