Teksa presidenti amerikan Donald Trump vijon të drejtojë akuza ndaj Kinës se ajo është shkaktarja e gjithë kësaj situate që ndodhet bota, të njëjtën gjë nuk ka deklaruar Anthony Fauci, emidemiologu i Shtëpisë së Bardhë .

Fauci ka hedhur poshtë bindjen e Trump se ky virus është i krijuar në laborator në Wuhan. Në një intervistë për “National Geographic”, eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive se virusi nuk mund të krijohet qëllimisht nga dora e njeriut.

Sipas epidemiologut amerikan mënyra sesi virusi ka evoluar deri më tani tregon qartë se ai është i krijuar në natyrë edhe  pse mënyra e transmetimit të tij mbetet ende mister.

Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe agjencitë amerikane të inteligjencës që e kanë hedhur poshtë këtë teori në lidhje me origjinën e koronavirusit, duke thënë se provat tregojnë se virusi nuk është krijuar në një laborator kinez.

Komuniteti i inteligjencës ka nisur një hetim ku po shqyrton me rreptësi informacionin dhe të dhënat nëse ky virus vjen nga kafshë të infektuara apo është thjesht një veprim aksidental nga shkencëtarët në laboratorin e Wuahit.

Presidenti Donald Trump ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi deklaratat e bëra nga Kina dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ai i ka cilësuar ato fajtore dhe mosveprimi i menjëhershëm i tyre po rrezikon tanimë jetën e shumë njerëzve.

OBSH nga ana tjetër i ka bërë thirrje kreut të Shtëpisë së Bardhë që nëse ka prova t’i publikojë ato dhe nëse ato janë bindëse do të fillojë menjëherë hetimi mbi Kinën.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ka mjaftueshëm prova se koronavirusi ka dalë nga një laborator i Wuhanit edhe pse për të nuk dha shumë detaje.

Klan Plus