Seriali thriller-aksion Fauda, një ndër prodhimet më të bukura kinematografike të kompanisë Netflix, do të lançojë sezonin e ri në datën 16 Prill. Njëlloj si në sezonet e mëparshme do të vijojë historia e përplasjeve me Hamasin që do të shkaktojë sërish qindra të vdekur.

Risia e këtij sezoni është edhe ndërfutja e aktorëve të rinj si pjesë e kastit. “Fauda” që do të thotë kaos rrëfen historinë e dy anëve të konfliktit Izrael-Palestinë.

Doron, kreu i njësisë të shërbimit sekret izraelit, i infiltruar në territoret pelestineze së bashku me skuadrën e tij, në ndjekje të terroristit të Hamasit, Abu-Ahmed. Në anën tjetër jeta e Abu-Ahmed dhe familjes se tij është në rrezik. Një terrorist shumë i kërkuar, i cili akuzohet për vrasjen e 143 izraelitëve, nuk e pranon shtetin e Izraelit dhe që do të vazhdojë deri në vdekje të jetë një xhihadist.

Një serial shumë i bujshëm botërisht sepse bazohet në eksperiencën personale të 2 ish-agjentëve, pjesë e shërbimit sekret izraelit, të cilët janë skenaristët dhe njëri edhe në rol kryesor

Akademia e Filmit Izraelit e ka shpallur Fauda-n si seriali më i mirë dhe fitues i 11 kategorive duke përfshirë çmimin aktori më i mirë, skenari, regjia, fotografia, kolona zanore dhe efektet speciale.

Dy sezonet e para të Fauda janë transmetuar vitin që lamë pas edhe në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.

Klan Plus