Prokurori Bujar Memia nuk ankimoi vendimin për lirimin e Billës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës Bujar Memia.

ILD thekson se Memia ka favorizuar lirimin nga burgu të Hekuran Billës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Sipas Kryeinsektorit, prokurori nuk ka bërë ankim kundër vendimit të gjykatës që i rrëzoi burgimin e përjtetshëm dhe më pas e liroi me kusht Billën.

Firmën për lirimin  e Hekuran Billës e ka vendosur gjyqtarja Enkeleda Hoxha, për të cilën ILD ka kërkuar shkarkim. Hekuran Billa humbi jetën në një atentat që iu bën në 15 Qershor të vitit 2020 në kryeqytet.

Deri më tani ILD ka kërkuar largimin nga detyra të dy gjaqtarëve dhe dy prokurorëve. KLP ka vendosur datën 15 Shkurt për të shqyrtuar kërkesën e Metanit. /tvklan.al