Itali-Spanjë dhe Angli-Danimarkë, gjysmëfinalet që do të luhen ne “Ëembley” më 6 dhe 7 Korrik

Gjysmëfinalet e Euro 2020 pritet që të sjellin emocione të mëdha. Më 6 korrik, Italia do të përballet me Spanjën në orën 21:00 në stadiumin “Ëembley” të Londrës. “Të kaltrit” vijnë në këtë fazë, pasi eliminuan Belgjikën duke fituar me rezultatin 2-1. Në përballjet mes të dyja kombëtareve, Italia ka fituar 9 herë, ka barazuar 12 herë dhe është mundur 12 herë të tjera. Ndërkohë “La Roja” siguroi një vend në katër më të mirat, pasi mundi me penallti Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Takimi i fundit mes dy kombëtareve u luajt në 2017 dhe Spanja fitoi me rezultatin 3-0. Gjysmëfinalja tjetër, ajo midis Anglisë dhe Danimarkës që është surpriza e këtij kompeticioni do të luhet më 7 Korrik, po në stadiumin “Ëembley” në orën 21:00.

“Tre luanët’ mundën 4-0 Ukrainën. Ata në pesë takime të luajtura, nuk kanë pësuar asnjë gol, duke qenë skuadra e parë në histori e evropianit, që e arrin diçka të tillë. Ardhja deri në këtë fazë është sukses për trajnerin Southgate, i cili e ka udhëhequr kombëtaren drejt dy gjysmëfinaleve nga 6 në të gjithë historinë. Danezët janë një kombëtare që kanë treguar se mund të fitojnë ndaj ekipeve të mëdha. Në çerekfinale, skandinavët mundën Republikën Çeke me rezultatin 2-1. E veçantë e ekipit është se deri më tani në Euro 2020, ata kanë 7 golashënues të ndryshëm. Nga përballjet me Anglinë, kanë arritur 4 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje.

Klan News