Çështja e Apple kundër FBI është tashmë një ngjarje e kaluar. Agjencia investigative amerikane ka deklaruar se ka mundur të hyjë në të dhënat e telefonit të atentatorit të San Bernardinos, pa ndihmën e kompanisë dhe për këtë arsye do të kërkojë dhe tërheqjen e çështjes gjyqësore.

Ende nuk është e qartë se cila ka qenë mënyra që kanë përdoruar federalët për të patur akses në të dhënat e Iphone-it, por kjo e lejon Departamentin e Shtetit që të mos të vijojë më aksionin ligjor në drejtim të Apple.

Që prej fillimit të hetimeve kompania e themeluar nga Steve Jobs, ishte shprehur kundër thyerjes së privatësisë dhe e gatshme që të përballet dhe me procese gjyqësore deri në Gjykatën Supreme.

Zhbllokimi i  telefonit të vrasësit të 12 personave në një qendër për persona me aftësi të kufizuara, u bë i mundur falë një ndihmësi nga një pale e tretë, identiteti i së cilës ende nuk është zbuluar./tvklan.al