“Trazira në SHBA nëse Trump shkarkohet nga posti”

Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen nga kryengritje të armatosura të organizuara nga mbështetësit e Donald Trump-it. Paralajmërimi vjen nga FBI, që në një qarkore të brendshme shkruan se protestat mund të zhvillohen në kryeqytetet e 50 shteteve federale amerikane nga data 16 deri të paktën më 20 Janar, kur Joe Biden merr zyrtarisht postin e presidentit.

Hetuesit e FBI-së kanë zbuluar nëpër rrjete sociale përpjekjet e fshehta të grupeve të armatosura për të organizuar atë që e konsiderojnë “mësymje ndaj shtetit”, në rast se Donald Trump shkarkohet nga detyra. Kreu i njësisë speciale të Gardës Kombëtare, gjenerali Daniel Hokanson, tha të Hënën se po analizohen të gjitha shqetësimet dhe po bëhen përgatitje për të mbajtur situatën nën kontroll.

Dhoma e Ulët pritet të votojë këtë të Martë rezolutën e paraqitur nga demokratët që i kërkon nënpresidentit Joe Biden të zbatojë Amendamentin e 25-të për shkarkimin e presidentit Trump që e pengon atë të rikandidojë për këtë post. Të Mërkurën, e njëjta dhomë pritet të votojë edhe hetimin e Trump-it me qëllim shkarkimin e tij për nxitje të kryengritjes së armatosur ndaj Kongresit.

FBI-ja e paralajmëroi edhe sulmin e javës së kaluar ndaj Kongresit përmes një qarkoreje të 29 Dhjetorit. 

Tv Klan