Doza përforcuese rekomandohet të merret 5 muaj pas aplikimit të dozës së fundit

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA miraton dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës mbi 12 vjeç. Ndërsa vendi po përballet me një shtim të lartë të rasteve me Omicron. Deri tani doza përforcuese rekomandohej për moshat mbi 16 vjeç.

Miratimi nuk është hapi përfundimtar, pasi janë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ato të cilat duhet të japin miratimin e tyre, para se të fillojë përdorimi i dozës përforcuese tek fëmijët mbi 12 vjeç të cilëve deri tani ju lejohej të merrnin vetëm një dozë.

FDA-ja tha gjithashtu se të gjithë fëmijët 12 vjeç e lart që kualifikohen për një dozë përforcuese mund ta marrin atë pesë muaj pas dozës së fundit.

Studimet thonë se fëmijët e kalojnë më lehtë Covid-19 sesa të rriturit, por në SHBA shtrimet e tyre në spital po rriten ndjeshëm gjatë valës së Omicronit dhe rezulton se shumica e tyre janë të pavaksinuar.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer është opsioni i vetëm në SHBA për fëmijët e çdo moshe. Në SHBA të grupmoshës 12 deri në 17 vjeç janë 13.5 milionë fëmijë, rreth gjysma e tyre janë të vaksinuar.

Kompania Pfizer ndërkohë po studion një formë vaksine me doza më të vogla për fëmijët nën 5 vjeç.

Klan News