Dozat vijnë nga një fabrikë e baltimore me defekt në linjën e prodhimit

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e ShBA-së i kërkoi prodhuesit të vaksinave Johnson&Johnson të flakë miliona doza të vaksinës së saj kundër COVID-19 që janë prodhuar në një fabrikë të Baltimore tek e cila u raportua për një defekt në linjën e prodhimit.

Dy burime të njohura me situatën i thanë agjencisë Reuters se Administrata e Ushqimit dhe Barnave kishte miratuar përdorimin e vetëm 10 milionë dozave. Ndërsa New York Times tha numri i vaksinave që do të flaken arrin në 60 milionë doza.

Pa zbuluar ose konfirmuar numrin e dozave të vaksinave, FDA tha në një njoftim për shtyp se kishte autorizuar për përdorim dy seri të vaksinës, ndërsa të tjerat ishin të papërshtatshme për përdorim dhe po shqyrtoheshin.

Agjencia tha se nuk ishte ende gati të autorizonte prodhimin e vaksinë së J&J në fabrikën Emergent Bio Solutions Inc. Prodhimi i vaksinës së J & J në fabrikën e Baltimore u ndalua nga autoritetet amerikane në muajin Prill. Një inspektim i FDA-së në fabrikën Emergent zbuloi disa probleme sanitare dhe praktika të këqija të prodhimit.

Një burim që ka dijeni për faktet i tha Reuters se dozat e J&J pritet të eksportohen në vendetë tjera. Shqetësimet për sigurinë e vaksinës J&J ngadalësuan shpërndarjen e dozave. Afro gjysma e 21 milionë dozave të prodhuara për Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në frigoriferë të papërdorura.

Një ndalim të ngjashëm për dozat e prodhuara në fabrikën e Baltimore vendosi edhe Agjencia Europiane e Bardhave, ndërkohë disa vende të BE-së kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së J&J.

Klan News