Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit, Greg Clarke, e ka shprehur qartë dhe pastër qëlllimin e vizitës së tij në Shqipëri. Kreu i një prej federatave më të rëndësishme të Europës, po mbështet Armand Dukën në kandidaturën e tij për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Ka bërë një punë gjatë këtyre viteve edhe në lidership, duke e rritur futbollin shqiptar në të gjithë Europën, duke investuar në stadiume dhe fusha stërvitjeje. E mira e futbollit anglez është përulësia, dhe nga një njeri si presidenti juaj me eksperiencën e tij ke çfarë mëson”.

Por në fakt vizita është në interes të Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili nuk e shmangu falenderimin.

“Duhet të jemi të gjithë të respektuar për mbështetjen e Federatës Angleze. Kanë shpikur futbollin, janë shumë të organizuar dhe kemi shumë për të mësuar prej tyre”.

Duka ka patur takime në disa kryeqytete të Europës për të kërkuar mbështetjen për kandidaturën si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA.

Tv Klan