Arsimtarët mbeten sërish me problemin kryesor të tyre të ngritjes së pagave. Kanë kohë qe ia kërkojnë këtë qeverisë, madje nga kalimi i kohës janë shtuar edhe kërkesa të tjera. Dy ditë më parë Sindikata e Pavarur e Arsimit, është takuar me Ministrin e Arsimit, Et’hem Ruka, dhe i ka parashtruar kërkesat e saj ndërsa Ministri i Arsimit i ka quajtur kërkesa të drejta ndaj ka lënë si afat për një përgjigje datën 15 janar. Ndërsa Federata e Sindikatave të Pavarura nesër në cdo shkollë nis një grevë paralajmëruese një orëshe.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Z.Bajram Kruja shprehet se ajo cfarë kërkon sindikata është partneriteti si dhe indeksin e inflacionit. Gjithashtu ai u shpreh se Ministria e Arsimit mori përsipër që do t’a trajtonte këtë gjë me prioritet por akoma nuk ka mbërritur një vendim zyrtar./tvklan.al