Federer po mendon tërheqjen nga French Open




Federer po mendon tërheqjen nga French Open

13:07 06/06/2021

Prioriteti i tenistit zviceran është turneu i Wimbledon, ku ai synon titullin e nëntë

Tenisti Roger Federer po mendon që të tërhiqet nga turneu i French Open. Falë një paraqitjeje mjaft të mirë, ai siguroi kualifikimin për në të gjashtëmbëdhjetat, duke fituar ndaj rivalit gjerman Dominik Koepfer.

Loja mes tyre zgjati për 3 orë e 35 minuta. Zvicerani 39-vjeçar u shpreh se ai mund të largohej nga ky turne në mënyrë që të ishte gati për të luftuar për titullin e nëntë të karrierës së tij në turneun e Wimbledon.

Federer nuk ka pasur shqetësime fiziket, ndërsa është rikuperuar plotësisht, pas operacionit të dyfishtë në gju vitin e shkuar. Kjo është hera e 15 që ai merr pjesë në French Open dhe e 68-ta në karrierën e tij, ku ai kalon në të gjashtëmbëdhjetat.

20 herë kamponi i Grand Slam-eve e ka bërë të qartë disa herë para turneut se synimi i tij më i madh ishte Wimbledon.

Nëse vendos që të vazhdojë, rivali i radhës i tenistit 39 vjeçar do të jetë i nënti në renditjen e tenistëve, Matteo Berrettini për një vend në çerekfinale. Aty mund ta presë numri 1 i botës Novak Djokovic.

Klan News





Të ngjashme