Roger Federer rikthehet në Olimpin e tenisit botëror. Zviceran triumfoi në finalen e Australian Open, pas një beteje ankthi me Rafael Nadal.

Finale mes dy legjendave të tenisit që zgjati plot 3 orë e 38 minuta, me setet 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3. Pas dominimit në setin e parë dhe në të tretin. Federer e rriti lojën e tij në setin e pestë.

35-vjeçari u rikthye me triumf në një Grand Slam pas pesë vjetësh mungesë. Hera e fundit ishte në Wimblendon në vitin 2012.

Roger Federer fitoi titullin e 18-të Grand Slam në karrierë, ndërsa me suksesin e arritur ai u bë tenisti i dytë më i vjetër që triumfon në turnetë e rëndësishme.

Tv Klan