Tenisti zviceran tha se dy rivalët e tij mendojnë për trofe, kurse ai të rikuperohet

Roger Federer thotë se dy rivalët e tij Rafael Nadal dhe Novak Djokovic mendojnë për të fituar trofe, ndryshe nga ai që vazhdon të punojë për t’u rikuperuar pas tri operacioneve në gju.

Secili nga tenistët ka 20 Grand Slame të fituara dhe ndryshe nga zvicerani, spanjolli dhe serbi kanë konkuruar në turne më rregullisht që nga viti 2020.

Federer, 40 vjeç, kreu dy operacione në gju vitin e kaluar e më pas një tjetër operacion pasi humbi në çerekfinalen e Uimbëlldonit.

Dëshira e tij është të rinisë të luajë tenis, kurse Nadali dhe Djokovic luftojnë për trofe.

Mendoj se sërish viti i Djokovic ka qenë fenomenal. Do të jetë mjaft interesante, për të tre ne të shikojmë se si do të shkojë karriera jonë. Është fantastike, për të qenë i sinqertë, që të tre ne kemi nga 20 Grand Slame. Mendoj se të dy ata mendojnë ndryshe nga mua, që ende po rekuperohen. Por të tre duam të fitojmë më shumë, e të bëjmë më shumë, pasi për këtë ke nevojë kur je në këtë nivel”.

Operacioni në gju, bëri që 40-vjeçari të tërhiqej nga Lojërat Olimpike Tokio 2020. Ai ende nuk e di se sa kohë do t’i duhet që të ndeshet sërish në tenis. Synimi është që të jetë për në Australian Open në 2022.

Klan News