E gjithë vëmendja e mediave italaine dhe jo vetëm ditët e fundit ka qenë e fokusuar tek përplasja e ashpër e dy prej reperëve më në zë Fedez dhe Tonny Effe. Dy ish-miqtë shkëmbyen fyerje dhe akuza të ndërsjella  përmes këngëve që ata shpërndanë në mediat sociale në të cilat u përmendën sukseset dhe dështimet profesionale, por edhe ish-gratë apo të dashurat, madje edhe fëmijët.

Megjithatë Fedez atëherë kur edhe nuk pritej ka sjellë një këngë romantike kushtuar ish-bashkëshortes së tij Chiara Ferragni dhe marrëdhënies së tyre të dashurisë. Një lëvizje e papritur, e cila befasoi ata që prisnin një tjetër sulm ndaj Tony Effe. Në këtë këngë ai shpreh ndjenjat e tij për fundin e martesës me blogeren e njohut.

Përtej hidhërimit, Fedez megjithatë e njeh vlerën e lidhjes së tyre të dashurisë kur flet për fëmijët e tij: “Megjithatë e di që ti më ke dhënë gjërat më të bukura që kam”, thuhet në tekstin e këngës.

Më herët Chiara Ferragni kishte kërkuar vazhdimisht që të lihej jashtë polemikave, prapë ajo nuk mundi të rezistojë dhe reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale ku e cilësoi projektin muzikor një këngë romantike të rreme, pa sinqeritet.”Me fjalë të tjera, për të kënga nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të shfrytëzuar momentin mediatik.

Ajo ka sqaruar se po përpiqet të ecë përpara pavarësisht gjithçkaje dhe sqaroi edhe një herë tjetër se dëshiron të jetë larg tensioneve.

Klan News