Fedez përlot Chiara Ferragni në mes të koncertit!




Fedez përlot Chiara Ferragni në mes të koncertit!

20:19 30/06/2022

Këngëtari e falenderoi që i është gjendur pranë gjatë momenteve të vështira

Këngëtari i njohur italian Fedez i bëri një dedikim emocionues nga skena e koncertit në Piazza Duomo të Milanos bashkëshortes së tij, blogeres Chiara Ferragni.

Para mijëra fansave që ishin të pranishëm për të shijuar performancën, Fedez përveç falënderimeve për mjekët, I kushtoi një falënderim të veçantë bashkëshortes së tij Chiara Ferragni gjatë kohës kur ai ishte i sëmurë.

Falenderoj personin më të rëndësishëm që ka qenë pranë meje dhe që është gruaja ime. Të dua shumë”. Ajo u shfaq e përlotur dhe këtë moment tepër të veçantë e postoi edhe në Instagram duke thënë:

“Tre muaj më parë, me diagnozën tënde, dukej e pamundur që të organizohej ky koncert më 28 Qershor dhe të performojë pas operacionit. Dje ishte fitorja jote ndaj jetës dhe nuk mund të isha më krenare se kaq për ty”.

Fedez është rikthyer së fundmi për të mbuluar rolin e anëtarit të jurisë në X Factor, ndërsa për Chiara Ferragni muajt e ardhshëm do të jenë shumë intensiv duke pasur parasysh pjesëmarrjen e saj në Festivalin e ardhshëm të Sanremos  përkrah drejtorit artistik të eventit Amadeus, i cili vetëm pak javë më parë njoftoi lajmin.

Klan News










Të ngjashme