Aktorja e njohur Jenna Dewan, pas ndarjes nga Channing Tatum filloi romancën e saj me Steve Kazee.

Çifti e mohoi fillimisht një fakt të tillë, por nuk kaloi shumë kohë dhe u shfaqën publikisht në media duke konfirmuar zërat që qarkullonin prej muajsh në rrjetet sociale.

Në muajin Shtator, Jenna bëri të ditur se është në pritje të ëmbël dhe së bashku me aktorin u shprehën se ishin mjaft të lumtur që familja e tyre po zgjerohej.

Jenna është mama e vogëlushes 6-vjeçare, Everly, nga martesa e saj e parë me Tatum, ndërsa tashmë po pret fëmijën e dytë me Kazee.

Por së fundmi, Dewan përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram bëri të ditur se ata janë fejuar.

Një jetë për të dashuruar dhe rritur me ty. Ti ke zemrën time”, shkruan aktorja bashkëngjitur postimit.

 Ndërsa aktori në postimin e tij shkruan: Kur të zgjohesh në mëngjes, unë do të puth fytyrën tënde me një buzëqeshje që askush nuk e ka parë ndonjëherë. Kur të zgjohesh në mëngjes, unë do të puth sytë dhe do të them që, ti je ajo që kam dashur gjatë gjithë këtyre viteve. /tvklan.al