Ky është momenti kur një fëmijë 6 vjeç bie në shinat e trenit, ndërkohë që po ecte mbi platformë me nënën e tij, e cila kishte probleme me shikimin. E tmerruar sepse nuk e ndjente më të birin pranë gruaja mund të shihet duke u përpëlitur për ta gjetur atë, ndërkohë që treni po afrohej.

Dhe kur gjithçka dukej sikur do të kishte një fund tragjik, një punonjës i hekurudhës mund të shihet që vrapon drejt 6-vjeçarit, e ngre atë lart me shpejtësi, e më pas ngjitet edhe vete.

E gjithë kjo ngjarje e kapur nga kamerat e sigurisë ndodhi në një stacion treni në Mumbai të Indisë. Pamjet u publikuan gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Punonjësi Mayer Shelke u konsiderua hero në vendin e tij.

Madje në një postim në Twitter, Ministri i Hekurudhave në Indi u shpreh krenar për veprimin kurajoz të Shelke, i cili rrezikoi jetën e tij dhe shpëtoi atë të një fëmije. Edhe përdoruesit në mediat sociale e kanë vlerësuar gjerësisht veprimin e tij./tvklan.al