Një fëmijë i mitur është gjetur i vetëm në mes të rrugës në Tiranë rreth orës 16:00 pranë terminalit të autobusëve të jugut.

Fëmija i quajtur Vin Uku është gjetur nga qytetarët të cilët kanë sinjalizuar autoritetet.

Policia e Tiranës njofton se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht i mituri gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë. /tvklan.al