Shefki Mema, banor i Paskuqanit, i është drejtuar emisionit “Stop”, për shkak të problemeve me djalin e tij 7 vjecar, Alois, me çrregullime të spektrit autik. I vogli nisi shkollën “Azem Hajdari” e deri në muajin Tetor, çdo gjë shkonte mirë. Por më pas i thanë, se djali do të qëndronte vetëm 2 orë në shkollë, pasi nuk ecën dot me hapin e fëmijëve të tjerë. I ati kërkon, që djali i tij të ndihmohet, të përparojë në shkollë e marrëdhëniet sociale.

Shefki Mema:

Problemi im qëndron me ndihmë që po i jepet djalit tim edhe për kohën e kufizuar që ka në shkollë. Djali është më diagnozën e çrregullim të spektrit autik. E filluam klasën e parë në mënyrë perfekte dhe na fundi i Tetori gjërat nisën dhe u zbehën. Të tjerët kanë avancuar më shumë dhe djali nuk i ndjek programet, nuk i njef shkronjat dhe filloi me mësuesja ndihmëse dhe tha që djali të rrijë dy orë. Kërkesa ime është që ti jepet ndihmës sociale, të përmirësojë në shkollë, ta zgjasë orarin në shkollë, se ai ulet.  

Drejtori i shkollës, Besnik Daci, thotë, se djali i vogël është vlerësuar nga komisioni multidisiplinar i ZA Kamëz dhe problem mbetet mungesa e infrastrukturës e mësuesve ndihmës.

Besnik Daci:

Ky nxënës është vlerësuar nga Komisioni multidisiplinar i ZA Kamëz, dhe ky vlerësim është përkthyer në ore të cilat duhet ti realizojë mësuesi ndihmës. Ky fëmijë është vlerësuar me 3 seanca nga 45 minuta, pjesa tjetër do të mbulohet nga mësuesi kujdestar. Është objektiv madhor nëse do arrimë ne që ai të përballonte të gjithë pjesën mësimorë që ka kjo gurpmoshë e klasës së parë.  Këto raste nuk i dëshiron kush. Mua më shqetëson fakti se në këtë shkollë ka 13nxënës që trajtohen, infrastruktura e shkollës është shumë larg nevojave që do kjo kategori, që na koha, ambienti ku mund të ushtrohet veprimtaria.

NË ZA-në e Kamzës, drejtori i burimeve njerëzore, Sulejman Keta, shpjegon, se kjo ZA ka nevojë për 73 mësues ndihmës, por aktualisht ka vetëm 12. Sipas tij, po punohet me Ministrinë e Arsimit, që të rritet numri i mësuesve ndihmës.

Gerta Hoxha, mamaja e 11 vjeçarit Anzholin Nezha, kërkon një mësuese ndihmëse për djalin e saj, i cili vuan nga hiperaktiviteti dhe çrregullimi i sjelljes. Djali është në klasën e 5-të të shkollës “Androkli Kostallari “ dhe ka edhe çrregullime gjinore.

Gerta Hoxha:

 

Fëmija është në klasën e 5, vjet ka pasur një psikologe që i qëndronte pranë dhe që  nga Shtatori i vitit 2018 dhe deri më sot nuk ka një mësues mbështetës në klasë. Unë kam shkruar disa herë në Drejtorinë Arsimore dhe më kanë thënë se mund të sjellin më vonë. Ai është i shpërqendruar.

NE shkollen 9 vjeçare “Androkli Kostallari” gazetarja takon drejtoreshen Gentiana Dollia.

Drejtoresha: Sot vjen një grup pune, do vendosi, do shkruajmë ca gjëra, 1,2,3,4… , ça do vendosi ai grup pune.

Drejtoresha: Ore ai grup pune do thotë: Anit i duhet mësues matematike, do i vijë nga Drejtoria Arsimore, atë nuk e gjej unë. Nëqoftëse do të pyesesh prapë mendimin tim, si profesioniste, nuk jam që t’i ushtroj presion fëmijës.

Një komision nga DAR Tirana mbërrin në shkollë për rastin e 11 vjeçarit dhe konkludon se një mësues ndihmës do të vihet për të në orën e matematikës.

Drejtoresha: Ato tashi, gojarisht thanë, që do t’ia vëmë mësuesin ndihmës. Me shkrim, kur të më vijë, po të them, që erdhi me shkrim.  Në orën e matematikës do të jetë 2 orë mësuesi ndihmës prezent.

Psikologia, Aurela Agalliu,shprehet për nevojën e mësuesve ndihmës për fëmijët me probleme e aftësi të veçanta, ndaj në këtë drejtim, duhet investuar më shumë.

Aurela Agalliu:

Përsa i përket futjes së mësuesve ndihmës të cilët janë shumë të nevojshëm në trajtimin dhe zhvillimin e këtij programi me këta fëmijë, nevoja është shumë e lartë, por janë shtuar shumë fëmijët me këto probleme, por edhe programi arsimor i cili duhet të jetë i vlerësuar nga ky ekip për të bërë të mundur rritjen e aftësisë për këta fëmijë,. Gjithçka duhet të jetë më e thjeshtësuar. Duhet të rishikohet rritja e buxhetit përsa i përket shtimit të numrit të mësuesve ndihmës, pasi mbetet problematik mungesa e tyre./tvklan.al