Një familje nga Bolivia kishin organizuar një “baby shower” për fëmijën që do vinte në jetë se shpejti. “Babai i foshnjes” mori në dorë mikrofonin dhe i prezantoi të ftuarëve avokatin që ndodhej pranë tij.

Ai është shprehur para të ftuarve se gruaja nuk ishte 4 muajshe shtatzënë siç kishte treguar, por 6 muajshe dhe këtë e kishte të vërtetuar me dokumente.

Përveç këtyre dokumenteve që vërtetonin se djali nuk ishte i tij, burri ka treguar dhe një video në laptop ku shihet gruaja e tij me një mik të familjes i cili ndodhej dhe ai në festë. Ata shiheshin të veshur të dy me peshqirë duke prekur njëri-tjetrin.

Të ftuarit u shokuan nga këto pamje, gjithashtu dhe babai i vajzës. Gruaja ndoqi nga pas burrin që po largohej nga festa duke iu lutur, ndërsa të ftuarit filluan ta sulmonin burrin tjetër duke e gjuajtur me tortë dhe më çdo gjë që i dilnin para. /tvklan.al