Problemet e të folurit te fëmijët kanë shkaktarë të ndryshëm, siç mund të jetë edhe një deformim fizik. Logopedi Erges Eskiu përmend në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan fëmijët e lindur me “buzë lepuri”.
Kjo çarje në buzë mund të përshkojë qiellzën si rasti më i fundit që ai ka parë dhe të shkaktojë probleme me gërhitjen dhe të folurin. Sipas shpjegimit të mjekut, fëmija mund të flasë me një theks ndryshe dhe mos të shqiptojë disa shkronja. Fatmirësisht, defekti është i korrigjueshëm përmes ndërhyrjeve.
Aldo: Jam kurioz, gjatë eksperiencës tënde, çfarë të kanë parë sytë?
Erges Eskiu: Rasti më i fundit ishte labia lepurina.
Aldo: Çfarë është kjo?
Erges Eskiu: Buzë lepuri. Fëmijë i lindur me një çarje.
Aldo: Po, i kam parë.
Erges Eskiu: Fëmija që erdhi dje kishte bërë 8 ndërhyrje dhe duhej akoma të bënte sërish ndërhyrje. Ka përmirësuar sërish strukturën ose pjesën e buzës, por që ka probleme sepse edhe qiellza ka qenë e çarë, fëmija gërhet gjatë natës sepse nuk ka rregulluar procesin e frymëmarrje-frymënxjerrjes dhe duke mos rregulluar procesin e frymëmarrje-frymënxjerrjes, duke nxjerrë frymë me hundë gjatë kohës që ai artikulon, ka një të folur, francez po them, por të paktën edhe 12 shkronja defekt që nuk mund t’i shqiptojë dot, për shembull “c”, “s”, “z”.
Aldo: Rregullohen këto me kalimin e kohës, viteve?
Erges Eskiu: Patjetër. Këto rregullohen, mund të marrë pak kohë që mund të shkojë 36 muaj./tvklan.al