Për 39 vitet e jetës, Shauna Harrison ishte fëmijë i vetëm. Derisa një ditë u fut në llogarinë e saj të harruar 23andMe dhe gjithçka ndryshoi.

Website i testit të ADN-së zbuloi se Harrison kishte 7 motra e vëllezër me të njëjtin baba donator. Në pak muaj, numri shkoi në 17.

Sot 41-vjeçe, Harrison nga SHBA, ka mundur të gjejë 30 motra e vëllezër dhe ajo beson se çdo ditë që kalon mund të gjejë të tjerë.

Duke folur për mediat amerikane, gruaja tregoi se ishte 27-vjeçe kur zbuloi se njeriu që e kishte rritur nuk ishte babai i saj biologjik. Babai i saj ishte paraplegjik dhe nuk mund të kishte fëmijë. Kështu ajo zbuloi se ishte ngjizur me anë të një dhuruesi të spermës.

E mbushur me pyetje dhe dëshirën për të njohur se cilët ishin prindërit e saj biologjikë, në Tetor të 2013-s ajo u regjistrua në faqen 23andMe. Megjithatë në atë kohë nuk arriti të gjente asnjë familjar.

Në 2017-n u kujtuar për llogarinë që kishte dhe vendosi të rifutej. Këtë herë fati i buzëqeshi.

Pjesa më e madhe e motrave dhe vëllezërve të gruas janë nga mosha 24 deri në 41 vjeç dhe jetojnë në San Francisco Bay Area. Shumë prej tyre kishin shkuar në shkollë sëbashku, e madje njiheshin pa e ditur që ndanin të njëjtën ADN.

/tvklan.al