Interneti duket se është një problem i ri që i takon dekadës së fundit, por që ka hyrë vrullshëm dhe imponues në familjet shqiptare. Duket se kjo është një nga shpikjet më të mëdha të shekullit që ka revolucionarizuar komunikimin masiv dhe ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve.

Librat e dikurshëm dhe enciklopeditë që ishte vështirë ti gjeje dikur janë zëvendësuar sot me kërkimin e thjeshtë në Google. Interneti duket se ka sjellë lehtësira të jashtëzakonshme, por nga ana tjetër ka sjellë edhe vështirësi.

Por për të diskutuar lidhur me ndikimin e internetit tek fëmijët ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Suela Demiri, Iris Luarasi, Ilir Beqaj, Ema Andrea, Sokol Nako, Denada Toçe./tvklan.al