Fëmijët e droguar të Tiranës

Fëmijët e droguar të Tiranës

23:13 19/11/2019

Fundjavat e shfrenuara, mjekët në alarm për përdoruesit

Të dhënat e sakta për përdoruesit e dorgës mungojnë. Por sipas mjekëve toksikologë, numri i tyre po vjen në rritje. Ndërkohë që një shqetësim është edhe ulja e moshës, duke shkuar në moshat 12-13 vjeç.

Sipas shoqatave që merren me rehabilitimin e përdoruesve të drogës, numri i personave që janë në varësi të drogave është rreth 60 mijë, prej tyre rreth 8 mijë janë përdorues të kokainës dhe heroinës.

“Numri i përdoruesve, dhe kryesisht i atyre që përdorin kokainë, por edhe heroinë ëshstë në rritje. Një shqetësim i madh janë edhe përdoruesit e hashashit. Pasi efektet dhe dëmtimet pas disa vitesh konsumimi rregullisht janë shumë të mëdhaja”, thotë mjekja toksikologe Amarda Gashi.

Për mjeken toksikologe, kjo është një sëmundje kronike e cila ka nevojë për më shumë shërbime. Por cilat janë gupmoshat më të kërcënuara sipas saj?

“Mosha e eksperimentimit për herë të parë me drogën është ulur, dhe nisin që 12 vjeç. Ndërsa gupmosha që kërkon ndihmë në shërbimin tonë janë kryesisht 25-35 vjeç, pasi kanë krijuar varësi pas disa vitesh përdorim”.

Rastet emergjente janë shumë hërë më të shpeshta  gjatë fundjavës, kjo për shkak të festave të shfrenuara. Sipas ekspertëve, abuzimi me alkoolin dhe përzierja e drogërave sjell probleme të mëdha shëndetësore për përdoruesit.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi