Fëmijët e emigrantëve shqiptarë po harrojnë gjuhën shqipe. Alarmin e ka lëshuar shoqata e mësueve shqiptarë në Greqi e cila numëron rreth 300 mësues të gatshëm për të filluar dhënien e mësimit. 25 mijë fëmijë shqiptarë ndodhen në Greqi të cilët kanë mbushur moshën për t’u shkolluar, 7 mijë fëmijë të tjerë nuk dinë të shkruajnë shqip, ndërsa fëmijë në pamundësi të shkollohen janë rreth 3 mijë të tillë. Këto janë sondazhe që kjo shoqatë ka bërë në familjet shqiptare dhe është të gatshme të fillojë mësimdhënien e gjuhës shqipe pas hapjeve të shkollave shqipe në Greqi.

Pamje Ministria e Arsimit, nxënës në shkolla./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti