Ky 33-vjeçar amerikan akuzohet për 9 vrasje, 3 prej të cilave makabre. Christopher Watts ka pranuar se ka vrarë dy vajzat e vogla 3 dhe 4 vjeç, si dhe bashkëshorten Shannan 15 javësh shtatzënë. Rrezikonte dënimin me vdekje, por gjykatësit në Kolorado e dënuan me burgim të përjetshëm pasi në sallën e gjyqit pranoi krimet pas muajsh hetime.

Krimi më i fundit i tij ishte vrasja e gruas dhe vajzave, më 4 gusht në shtëpinë e tyre në Denver. Pasi i vrau, për shkak të një zënke me bashkëshorten siç pretendon Watts, trupat e tyre i groposi. Trupat e tyre u gjetën rreth dy javë më vonë, pasi hetuesit gjetën prova për ta arrestuar më 15 Gusht. Deri në atë kohë ai kishte dalë shpesh herë në media, duke u hequr si i pafajshëm, duke pretenduar se bashkëshortja i kishte ikur nga shtëpia.

S’ja kam idenë ku kanë shkuar. Fëmijët, e qeshura e tyre janë jeta ime. Shpresoj që ajo të jetë në një vend të sigurt. Nëse është zhdukur, dua që ajo të kthehet bashkë me fëmijët”,

kishte deklaruar në media Watts.

Motivet e krimit janë ende të paqarta. Hetuesit ende nuk kanë dhënë një motiv zyrtar. Por nuk përjashtohet mundësia që autori të ketë probleme psikike.

Tv Klan