Të bukura dhe shqetësuese në të njëjtën kohë janë foto e realizuar nga fotografja Julia Fullerton-Batten, në foto e realizuar në skena gjysmë përrallë që portretizojnë ngjarje reale të ndodhura në botë, që lidhen pikërisht me fatet e fëmijëve të braktisur, ose të rrëmbyer që janë rritur në një botë me kafshë të egra, e jo vetëm.

Shamdeo, India, 1972

Shamdeo, Indi, 1972

Kjo foto rikrijon historinë frymëzuar nga Shamdeo, një djali i gjetur në një pyll të Indisë, në vitin 1972. Ai jetonte me ujqërit, kishte dhëmbë të mprehtë dhe thonj të gjatë, flokë dhe qime të gjata dhe ecte më të katra gjymtyrët. Ai u gjet në një kotec pulash duke gjuajtur, i mbuluar nga gjaku. Ai nuk foli kurrë, mësoi vetëm disa shenja dhe vdiq në vitin 1985.

Oxana Malaya, Ukraine, 1991

Oxana Malaya, Ukrainë, 1991

e Oxana Malaya në Ukrainë, e cila në vitin  1991 u gjet duke jetuar me një kope qensh rrugësh. Ajo ishte 8 vjeç dhe kishte 6 vjet që jeton me ta. Prindërit e saj ishin alkoolistë dhe një natë e kishin lënë jashtë të bijën e mitur, e cila duke kërkuar për ngrohtësi ishte afruar tek kopeja e qenve që flini jashtë. Që prej asaj dite ajo jetoi me ta, si të ishte një prej tyre, ajo vraponte me të katra gjymtyrët, mbante gjuhën jashtë dhe lehte duke nxjerrë dhëmbët. Dinte vetëm dy fjalë, por dhe jo. Sot ajo jeton në një klinikë në Odessa dhe punon në një spital për kafshët.

Marina Chapman, Colombia, 1959

 

Marina Chapman, Kolombi, 1959

Fotografja u frymëzua për të krijuar këtë projekt, pasi lexoi “The Girl With No Name”, një libër mbi vajzën nga Kolumbi, Marina Chapman. “Marina u rrëmbye në vitin 1954, në moshën 5 vjeçare nga një fshat i thellë në Amerikën e Jugut, dhe u la nga rrëmbyesit e saj në xhungël. Ajo jetoi me një familje majmunësh për 5 vite përpara se të gjendej nga gjahtarët. Ajo hante manaferra, banane që i jepeshin nga majmunët dhe flinte në zgavrat e e pemëve si ata. Jo gjithmonë majmunët i jepnin asaj për të ngrënë, kështu që ajo zhvilloi instiktin e mbijetësës si ata dhe duke përvetësuar sjelljet e tyre. Sot ajo jeton në Yorkshire, është e martuar dhe ka dy vajza.

John Ssebunya, Uganda, 1991

John Ssebunya, Ugandë, 1991

Rasti i John, iu sygjerua nga Mary-Ann Ochota, një antropologe dhe prezantuese e një seri televizive për fëmijët zhdukuar nga Britania, që kishte takuar disa të tillë. Imazhi i frymëzuar nga djaloshi nga Uganda, tregon historinë e  një tre vjeçari i cili në vitin 1988, iku nga shtëpia pas të atin që vrau të ëmën. Ai u zhduk në xhungël dhe jetoi me majumunët. Ai u gjet në vitin 1991, në moshën 6 vjeçare dhe u çua në një jetimore. John mësoi të flasë dhe më pas u bë antar i korit të “Perlave të Afrikës”.

Madina, Russia, 2013

Madina, Rusi, 2013

Sipas fotografes Madina jetoi me qentë që prej lindjes deri në moshën tre vjeçare, duke ndarë me ata gjithccka, ushqimin, gjumi gjatë dimrit dhe momentet e  lojës. Në vitin 2013 kur shërbimet sociale e gjetën, ajo ishte lakuriq, ecte me të katra gjymtyrët dhe lehte si qen. I ati i Madinës u larguar pas lindjes së saj, e ëma ishte një alkoliste dhe shpesh ishte shumë e dehur për tu kujdesur për të. Madina u mor në kujdestari dhe doktorët u kujdesën që ajo të rikuperohej fizikisht dhe mendërisht.

Sujit Kumar, Fiji, 1978

Sujit Kumar, Fixhi, 1978

Sujit ishte 8 vjeç kur u gjet në mes të rrugës, ndërkohë që shkundte krahët dhe sillej si pulë. Ai e merrte ushqimin me gojë duke përdorur gjuhën si një pulë. Prindërit e tij e kishin mbyllur atë në një kotec, e ëma kishte vrarë vetë dhe babai ishte vrarë.  Gjyshi i tij i cili kirshtë marrë përgjegjësinë e tij, vijonte ta mbante mbyllur në kotec. Për fëmijën tranzicioni për të ndryshuar, është po aq e vështirë sa vitet e kaluara në izolim. Ata janë mësuar të reagojë më sjelljet e mësuar nga kafshët dhe është e vështirë për ta që njerëzit t’i mësojnë zakonet e tyre. Kumar u mor është në kujdestarinë e Elizabeth Clayton, e cila e shpëtoi atë dhe e mori me vete në një azil dhe ngriti dhe një fondacion duke streguar fëmijët në nevojë.

Ivan Mishukov, Russia, 1998

Ivan Mishukov, Rusi, 1998

Ivani u largua nga shtëpia e tij në moshën 4-vjeçare, duke u bashkuar me një tufë më qen të egër rrugësh dhe duke jetuar me ta për 2 vite përpara se të gjendej. Madje ai ishte dhe lideri i tufës. Në librin e tij “Savage Girls And Wild Boys: A History Of Feral Children”,  Michael Newton shkruante “Marrëdhënia e tyre funksiononte në mënyrë të përkryer, shumë më mirë së ajo me njerëzit. Ai gjurmonte ushqimin dhe më pas e ndante me tufën. Në këmbim, ai flinte me ta netëve të dimrit në temperatura të acarta. Fotografja Fullerton-Batten, beson se fëmijët e rritur “mes kafshëve” kanë shumë për të treguar. Ivani kishte ikur me dëshirë nga shtëpia e tij, e cila duhet të ishte shumë më keq se të jetonte në rrugë më një tufë qensh./tvklan.al