Presidenti Macron siguroi se do të bëjë gjithçka për një proces normal mësimor

Në të gjithë Francën ka nisur viti i ri akademik  në kushtet e pazakonta që dikton situata e pandemisë së COVID-19. 12 milionë fëmijë janë rikthyer në banka , por duke mbajtur maska ​​sipas një protokolli të rreptë të masave.

Presidenti Emmanuel Macron vizitoi një shkollë fillore në qytetin jugor të Marsejës. Pasi përshëndeti  fëmijët ai i siguroi të gjithë për një proces sa më normal mësimor.

Ne po bëjmë maksimumin në mënyrë që kthimi i fëmijëve në shkollë të jetë sa më normal që të jetë e mundur … pasi virusi vazhdon të përhapet“.

Të vegjëlve do t’u kërkohet të lajnë duart shpesh dhe klasat do të ajrosen e pastrohen rregullisht. Macron u bëri thirrje adoleshentëve të vaksinohen. Për moshat nga 12-16 vjeç duhet miratimi i të paktën njërit nga prindërve. Nëse një nga nxënësit rezulton pozitiv me virus, klasa detyrohet të mbyllet për shtatë ditë.

Më shumë se 63% e grupmoshave nga 12-17 vjeç kanë marrë të paktën një vaksinë dhe 47% janë plotësisht të vaksinuar. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një rritje të rasteve me nisjen e procesit të ri mësimor. 

Klan News