Këtë fillim viti shkollor 25% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri nuk do të mund të ndjekin arsimin parauniversitar. Sipas një studimi kombëtar nga World Vision, 1 në 3 fëmijë në këtë kategori përballet me diskriminim në shërbimet publike, shëndetësore ose shoqërore.

Drejtoresha Eliona Boce njofton se 52% fëmijëve vuajnë diskriminimin në komunitet, 52,4% në institucione arsimore dhe 54 % gjatë lojës me bashkëmoshatarë.

Mungesa e shërbimeve të integruara prek 70000 fëmijë me aftësi të kufizuara në vend. Për këtë kërkohet një ndihmë në partneritet me shkollat në kuadër të gjithëpërfshirjes, për të integruar  fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Klan Plus