Programi “Historia ime”, në Tv Klan ditën e sotme solli historinë tepër të trishtë të familjes Alushi.

Pëllumb Kurti, iu drejtua para disa kohësh programit, për të kërkuar ndihmë për kunatin e tij Flamur Alushin. Fatkeqësisht Flamuri u nda nga jeta sepse ai vuante prej vitesh i paralizuar, duke lënë të vetëm 2 djemtë e tij.

Përveç dhimbjes për humbjen e babait, fëmijët e mitur duhet të përballen edhe me vështirësitë ekonomike.

Nëna i ka braktisur, ka krijuar një tjetër familje dhe në një lidhje telefonike, djali 15 vjeçar shprehet se nuk do vazhdojë shkollën, por do gjejë një punë.

Ai dëshiron që të punojë në mënyrë që të sigurojë për shkollimin e vëllait më të vogël.

Mirela Milori: Si është përditshmëria, kush kujdeset për ju, kush lan, kush gatuan?

Lukas Alushi:  Nusja e xhaxhait!

Mirela Milori: Nusja e xhaxhait, ju ka ndihmuar deri tani?

Lukas Alushi: Po, ajo na ka ndihmuar.

Mirela Milori: Lukas ti sa vjeç je tani?

Lukas Alushi: 15!

Mirela Milori: Do vazhdosh shkollën kur të hapet shkolla, apo do futesh në punë?

Lukas Alushi: Si të doni ju!

Mirela Milori: Ti si do? Ti çfarë dëshiron?

Lukas Alushi:  Të hyj në punë më mirë, se duhet të mbaj dhe vëllain e vogël, të çoj vetëm vëllain në shkollë.

Mirela Milori: Pra ti do të punosh që të çosh vëllain në shkollë?

Lukas Alushi: Po!

Mirela Milori: Po ti vetë për shkollimin tënd?

Lukas Alushi: Unë klasën e 9 mbaroj tani.

Ana Pertena: Do shkosh në shkollë të mesme?

Lukas Alushi: Se kam shumë me qejf!

Mirela Milori: S’ke mundësinë ekonomike, po ti do të shkosh? Më thuaj të vërtetën Lukas, do të shkosh?

Lukas Alushi: Dua kam qejf, por s’kemi mundësi!/tvklan.al