Fëmijët, njëkohësisht me viroza dhe grip

Fëmijët, njëkohësisht me viroza dhe grip

13:41 20/11/2022

Mjekët: Po dominon temperatura e lartë dhe problemet në rrugët e frymëmarrjes

Luhatja e temperaturave dhe ndryshimi i kushteve atmosferike ka shtuar rastet e fëmijëve që kanë nevojë për ndihmën e specialistit.

Sipas mjekëve pediatër ndër shqetësimet kryesore që shfaqin të vegjlit janë kolla e thatë, temperatura apo dhe infeksione në rrugët e frymëmarrjes.

Bektash Mandri, mjek pediatër: Simptomat kanë qenë nga më të ndryshmet, kanë qenë  kollë, temperaturë, sekrecione nga hundët, lotim të syve. Ndërlikimet më të shpeshta që na japin infeksionin e bajameve, por që është një infeksion, në shumicën e rasteve është rezistent ndaj mjekimit.

Përveç virozave të stinës sipas mjekëve nuk mungojnë as rastet me grip tek moshat e vogla.

Bektash Mandri, mjek pediatër: Ka plot raste që janë të prekur nga gripi i stinës. Gripi fillon me simptoma të lehta, në ditën e 3-4 situata rëndohet, dhe nga dita e 7 pothuajse gjendja e organizmit fillon rikuperimin e plotë.

Në shumë fëmijë ndodh të ketë edhe një kombinim të virozave dhe gripit njëkohësisht.

Mjekët apelojnë prindërit që të mos i mbajnë fëmijët në shtëpi, nëse shfaqin temperaturë të lartë si dhe të tregojnë kujdes me ushqyerjen, gjatë kohës që ata janë të sëmurë.

Klan News





Të ngjashme