Të lejosh fëmijët që të kalojnë më shumë se dy orë në ditë duke përdorur telefonat e tyre ose duke parë televizor, mund të dëmtojë fuqinë e tyre të trurit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se shpenzimi i një kohe të tepërt para kompjuterit, duke naviguar në rrjetet sociale çon në një zhvillim të dobët të trurit.

Fëmijët 8 deri në 11 vjeç që shpenzonin më shumë kohë me pajisjet elektronike ose duke parë televizor kanë rreth 5 % më pak funksione njohëse.

Studiesit besojnë se koha e shpenzuar përpara ekranit nuk arrin të stimulojë trurin siç e stimulon leximi i librave dhe gjithashtu mund të çojë në një gjumë me cilësi më të ulët, gjë që është thelbësore për zhvillimin e fëmijës.

“Sjelljet dhe aktivitetet e përditshme kontribuojnë në zhvillimin e trurit dhe zhvillimin kognitiv te fëmijët dhe aktivitetin fizik, jeta sedentare dhe gjumi mund të ndikojnë në aftësitë njohëse”

, tha ai.

Studimi që përfshiu më shumë se 4500 fëmijë në SHBA vërejti sasinë e kohës që ata shpenzonin para ekranit, duke fjetur dhe aktivitetin fizik që zhvillonin.

Vetëm një në 20 fëmijë përmbushnin 9 deri 11 orë gjumë, një orë aktivitet fizik dhe kohë të kufizuar para ekranit.

Më pas, fëmijët përfunduan testin e aftësive të njohjes, i cili vlerësonte aftësitë gjuhësore, aftësitë e të menduarit, nivelet e vëmendjes, shpejtësinë e përpunimit etj.

Pothuajse një në tre fëmijë, 29 për qind, nuk plotësuan asnjë nga testimet, ndërsa 4 në 10 fëmijë, 41 % plotësuan vetëm një.

Koha e kufizuar para ekranit dhe gjumi i mirë përmirësonin aftësitë njohëse, ndërsa aktiviteti fizik mund të jetë më i rëndësishëm për shëndetin fizik./tvklan.al