Masa rigoroze, sidomos në institucionet e arsimit paraunviersitar, për pranimin e fëmijëve që kanë munguar për disa ditë pasi kanë qenë të sëmurë.

Në asnjë çerdhe apo kopësht nuk lejohen që të miturit  të kthehen pa fletën e pranimit nga mjeku ku sqarohet se është shëruar plotësisht. Mjeket pediatër shprehen se kjo praktikë është pjesë e protokollit, por tani po kërkohet më shumë për të parandaluar përhapjen e fruthit apo virozave te fëmijët.

Përgjegjësja e çerdhes nr.50 kërkon nga prindërit që ky rregull të zbatohet sa herë sëmuren fëmijët. Në çerdhe nuk do pranohet asnjë fëmijë që ka kaluar moshën 12 muaj dhe nuk ka bërë vaksinën e fruthit.

Në një kohë që institucionet publike kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe virozave dhe sëmundjeve të tjera infektive, nuk dihet sa zbatohen në çerdhet dhe kopshtet private. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nga fillimi i këtij vitit janë infektuar nga fruthi 91 persona, pjesa më e madhe janë fëmijë nën 2 vjeç.

Klan Plus