Qindra fëmijë po mbijetojnë të strehuar nën tokë në Kharkiv, ku po qëndrojnë për 2 muaj në një qytet që përballet me sulme të vazhdueshme.

Një stacion metroje është tani shtëpia, shkolla, këndi i lojërave dhe strehimi i këtyre fëmijëve. E pyetur nga mediat e huaja, 12-vjeçarja Nicole Bulizhenko flet për përjetimet e saj në këtë strehë duke shtuar se është shumë e shqetësuar për njerëzit e saj të dashur.

“Nuk mund të shpreh sa e shqetësuar jam. Është shumë e dhimbshme. Unë shqetësohem për këdo që dua,” thotë ajo.

Kur u pyet për ata që sulmojnë qytetin e saj, Nicole thotë thjesht: “Ata nuk janë njerëz”./tvklan.al