Kur të tjerët janë duke zgjedhur dhuratën e vitit të ri apo duke luajtur dikur Armandit i duhet të marrë gjakun e nevojshëm për tu ndier mirë gjatë festave. 11 vjeçari nga Kavaja është një talasemik që rrugën për në Kavajë e bën çdo dy javë.

Edhe ditën e fundit të vitit familjarët janë të detyruar ta kalojnë spitaleve. Shpesh familjarët kanë sjellë gjakun e tyre për të shtyrë muajt pa të në spital.

“Herë pas here ne dhurojmë vetë, unë dhe pjesëtarë të tjerë të familjes”.

Gazetaja: Ju ka ndodhur që të jeni kthyer? Ju nga vini?

“Po edhe jam kthyer vijmë nga fshatrat e Kavajës në Qerret të Kavajës kanë ardhur dhe kanë hyrë derisa kam sjellë njerëzit e mi që kanë dhuruar gjak. Për të tjerët bëj thirrje. Kush ka mundësi të dhuroj gjak. U bëj thirrje të gjithë miqve dhe shokëve të këtyre fëmijëve që të dhurojnë gjak të paktën njëherë në vit”.

Nëse gjaku s’merret në kohë, lodhja mungesa e oreksit debulesa i shoqërojnë gjatë. Në emër të shoqatës së talasemikëve por edhe si prind i një fëmije të prekur Musai bën apel.

“ Shumë fëmijë janë duke blerë lodra sot, siç e shikoni këta janë dukë marrë gjak. Shumë fëmijë pyesin pas vitit të ri vallë a do ketë gjak? Fat i madh që kjo diagnozë shërohet 100%. Po ka një kosto të lartë, familjarët se përballojnë dot kurrë. Mbase politikanët një ditë do të kthejnë sytë te këto fëmijë që janë me qindra”.

Në të gjithë vendin ka mbi 500 të prekur nga Talasemia ku përveç sëmundjes vuajtje është edhe gjetja e gjakut. Këta fëmijë dhe prindërit shpëtojnë njëherë e mirë vetëm nga një operacion i kushtueshëm.

“Numri i talasemikëve është duke u rritur, mosha e tyre është duke u rritur kështu që edhe kërkesat për gjak janë duke u rritur. Ka pasur raste gjatë vitit shumë të pakta gjatë vitit që fëmijët nuk kanë marrë gjak, janë kthyer pas. Këta fëmijë që vijnë këtu nuk janë vetëm nga Tirana por edhe nga rrethet janë kthyer pas dhe kanë ardhur një ditë tjetër kur ju është siguruar sasia e gjakut”.

Dhuroni gjak sot për ta patur atë nesër është thirrja për të gjithë. Gjithçka bëhet për jetën./tvklan.al