Femijët “të mbytur” nga plastika

Femijët “të mbytur” nga plastika

08:20 17/09/2019

Mbeturinat e 11 lëndëve plastike gjenden  në urinën e 97 % fëmijëve. Ky është përfundimi i bërë një studim i shtrirë për një periudhë 14-vjeçare nga viti 2003-2017.

Sipas zëdhënëses së grupit parlamentar të të Gjelbërve në Bundestag, Bettina Hoffmann lëndë të tilla mund të dëmtojnë hormonet duke shfaqur një sere sëmundjesh të tilla si obeziteti, kanceri, vonesat në zhvillimin e fëmijës si dhe çrregullimet e fertilitetit.

Sipas studimit, grupmosha e cila preket më shumë është nga 3-5 vjeç, të cilët janë edhe më të rrezikuarit. Agjencia Federale e Mjedisit ka dalë në përfundimin se te fëmijët që rriten në familje të varfra janë gjetur më shumë mbetje plastike se te fëmijët me një status të lartë shoqëror. 

Ndër këto mbeturina plastike vihet re edhe një nivel shumë i lartë i një lloj acidi toksik PFOA që dëmton fertilitetin si dhe mëlçinë dhe që vitin e ardhshëm BE do t’a ndalojë këtë në të gjitha vendet evropiane.

Grupi Parlamentar i të Gjelbërve ka kërkuar nga të gjitha vendet evropiane që të ndërhyjnë dhe të marrin masa për të shmangur këtë katastrofë  si dhe të bëjë të mundur të ndalojë të gjitha lëndët plastike në treg.

Në fakt ky material është prezent në ujërat e gjithë planetit, edhe në atë që konsumojmë, qoftë i ambalazhuar apo nga rubineti.

Ndërkaq BE nga viti 2021 pritet të heqë nga tregu  pjatat, thikat, pirunjtë, lugët, pipat, pastruesit për higjienën e veshëve, enë të ndryshme me polisterol.

Ndërsa për të tjera produkte duhet të ketë reduktim drastik.  Këtu përfshihen edhe shishet për pije, të cilat brenda vitit 2025 duhet të jenë të paktën 25% të riciklueshme, përqindje e cila do rritet çdo pesëvjeçar.

Klan Plus

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori