keegan

Aktorja dhe modelja e famshme britanike, Michelle Keegan, e sapo shpallur femra më seksi në botë nga revista “FHM”, nuk ia doli që ta përfaqësonte veten me një veshje të denjë në tapetin e kuq.

Teksa morri pjesë në ndarjen e çmimeve britanike “BAFTA”, 27 – vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të gjatë e të hollë, ndërsa ajo që linte për të dëshiruar ishin rudhat e shumta në të.

keegan1

Siç shkruan Dailystar, kjo veshje e Keegan, nuk ka kaluar pa kritika e komente.

Një ndër to erdhi nga Katie Hopkins, personalitet i njohur televiziv në Britani, e cila nuk i kursen kritikat për personazhet e famshme.

keegan2

Në një postim në Twitter Hopkins shkruajti: “Sa e vështirë mund të jetë që të veshësh femrën më seksi në botë? Hekur? A ka njeri ndonjë hekur?” /tvklan.al