bond

Në ditët e para të premierës europiane të “Spectre”, filmit të ri të Agjentit 007, një vëmendje të madhe kanë tërhequr edhe 2 aktoret femra që shoqërojnë James Bond-in. Lea Seydoux dhe Monica Bellucci janë dy bukuroshet që trashëgojnë një të shkuar plot sensualitet të aktoreve femra, që quhen ndryshe “Bond Girl”.

Nga 1962, vajzat e James Bond kanë qenë të ndryshme, sigurisht të gjitha me një bukuri shkëlqyese. Përveçse  të bukura, ato kanë qenë edhe me një karakter të vendosur dhe të pafrikësuara ndaj rrezikut, karakteristika që i afrohen temperamentit të agjentit britanik dhe fare thjeshtë joshin Don Zhuanin Bond.

Halle Berry, Sophie Merceau, Ursula Andress, Eva Green apo Olga Kurylenko, janë vetëm disa nga “supervajzat” që shpëtohen, stërviten apo edhe luftojnë superagjentin. Në filmin e 24-t të Agjentit 007, Daniel Craig tenton të joshë francezen Lea Seydoux, e cila përfaqson denjësisht hijeshinë e lënë nga një tjetër bionde si Ursula Andress, e cila në 1962 formonte çiftin me James Bondin e asaj kohe, një farë Sean Connery…

Tv Klan