“The 355” është filmi me agjentet gra që zbuluan iniciatorin

Edhe pse pandemia e Covid 19 po anulon publikimin e shumë filmave të cilët duheshin prezantuar përgjatë këtij viti, kompanitë e mëdha të filmave po vijojnë punën e tyre për të nxjerrë projekte të reja kinematografike.

Studioja filmike Universal Pictures ka publikuar trailerin e filmit “The 355”, një film me skena aksion-thirller dhe shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shikojmë.

Këtë herë do të jenë gratë që mbizotërojnë më shumë ato vijnë në rolet e spiuneve profesioniste. Në rolet protagonist të këtij projekti vijnë aktore yje: Jessica Chastain, Lupita Nyong’o, Diane Kruger, Fan Bingbing dhe Penelope Cruz.

Gjithashtu në film protagonist janë edhe aktorët, Sebastian Stan dhe Edgar Ramírez. “The 355”  rrëfen historinë e një grupi spiunesh që vijnë nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare, të cilët duhet të punojnë bashkë për ta parandaluar krijimin e konflikteve mes shteteve dhe ndalimin e një incidenti që mund të sjellë valë tronditëse në botë.

Me regji nga Simon Kinberg , 5 gratë e guximshme dhe të talentuara detyrohen ta lënë anash rivalitetin dhe mosbesimin mes tyre, në mënyrë që të krijojnë grupin e parë sekret të përbërë nga agjente gra.

Data aktuale e publikimit të këtij filmi aksion-thriller është vendosur 15 janari i  2021, por ekziston mundësia që kjo datë të shtyhet për shkak të pandemisë.

Klan Plus