Femrat tërheqëse vuajnë më shumë…

Femrat tërheqëse vuajnë më shumë…

12:20 30/03/2019

Efekti Femme Fatale është objekti i studimit të fundit nga shkenca. Sipas tij një femër e bukur e tërheqëse ndeshet me më tepër vështirësi në vendin e punës, pasi perceptohet si më pak e sinqertë. Kjo tendencë i ka rrënjët në pasigurinë seksuale të të tjerëve, pasi ato konsiderohen si një kërcënim.

Fenomeni është studiuar nga Leah Sheppard i Washington State University dhe Stephanie Johnson në Universitetit e Colorados duke i dhënë edhe emrin efekti Femme Fatale.

Sipas studimit rezulton se femrat konsiderohen më të besueshme profesionalisht apo si lidere, vetëm atëherë kur nuk janë të bukura apo tërheqëse. Dhe janë vërejtur të gjitha hallkat dhe shkaqet e stereotipeve të tilla dhe rezultoi se pikërisht pasiguria personale në dashuri është arsyeja kryesore e këtij perceptimi.

Mirëpo kjo gjë ndikon shumë negativisht në reputacionin dhe karrierën e grave që bien pre e këtyre paragjykimeve.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT